Conor McGregor është arrestuar me akuzën për grabitje

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeshtri i arteve marciale u arrestua në Floridën e Jugut pasi tentoi ti merrte telefonin një personi që po përpiqej ti bënte foto. Sipas policisë, 30-vjeçari  u vu në pranga pasditen e së hënës dhe u akuzua për grabitje e keqtrajtim kriminal. McGregor po largohej nga Fontainebleau Miami Beach pak pas orës 5 të mëngjesit të së hënës, kur një 22-vjeçar u përpoq ti bënte një foto. Por boksieri ia mori telefonin nga dora dhe e përplasi disa herë. Pastaj McGregor e mori telefonin dhe u largua nga zona. Më pas ai u gjet nga policia dhe u arrestua. Boksieri u lirua nga burgu pasi pagoi liri me kusht 12.500 dollarë.

 

Zjarr Tv Ad