Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte e ka konsideruar gabim historik vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“E vështirë të kuptoj këtë vendim. Integrimi i vendeve të Ballkanit është një përgjegjësi për BE nga e cila nuk mund të tërhiqet. Mbledhja e Këshillit Europian në muajin nëntor është një mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim të nevojshme e të mundshëm. Italia do të jetë përherë në krah të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Conte.
Kryeministri italian tha se duhet të gjenden mënyra për të korrigjuar këtë gabim historik, i cili nuk duhet të dekurajojë këto popuj. Të njëjtin mendim ndau edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Ai falënderoi italinë për ratifikimin e konventës për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.