Conte: Messi është më i miri!

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Antonio Conte, pas eliminimit të Chelsea-t ndaj Barcelonës në Champions League, vlerësoi në maksimum Leo Messin, i cili shënoi dy gola dhe dha një pasim për gol në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”. “Messi bëri diferencën dhe ndikoi në rezultatin e ndeshjeve. E përgëzova në fund të ndeshjes pasi mendoj se lojtarët e atij niveli duhen përgëzuar kur të jepet rasti. Ai mund të bëjë 60 gola në sezon. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, më të mirin e botës”, tha trajneri italian i “Bluve” për “BeIN Sports”. Kur u pyet nëse do t’i pëlqente ta kishtë në skuadër Messin, Conte tha: “Nuk ka për të ndodhur kurrë sepse ai do ta mbyllë karrierën te Barcelona. Është i lumtur aty ku është”. Conte foli edhe për episodin e penalltisë së mundshme për Chelsea-n në fillim të pjesës së dytë. “Ishte një episod që mund të shtonte presionin te Barcelona, por nuk e di a do të ndryshonte rezultatin. E përgëzoj Barcelonën që shfrytëzoi rastet”, deklaroi Conte.

 

Zjarr Tv Ad