Covid-19, Basha videomesazh: Qëndroni në shtëpi, është kohë sakrificash

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, përmes një videomesazhi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi situata e shkaktuar nga Covid-19 kërkon sakrificë.

Basha tha gjithashtu se të gjithë duhet të ndjekim këshillat e mjekëve në mënyrë që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë.

Lulzim Basha: ”Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!”

Zjarr Tv Ad