COVID-19 ndryshon planet e gazsjellësit TAP. Kompania kërkon shtyrje të afateve për zhvillimin e aktivitetit tregtar

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pandemia koronavirusit ka shtyre planet e TAP per venien ne pune gazesjellesit, per te transportuar sasite e gazit nga Azerbajxhani drejt Europes perendimore. Kompania ka kërkuar pranë autoriteteve të shteteve ku kalon gazsjellesi Shqipëri, Greqi, Itali të shtyjë me një vit aktivitetin e tij tregtar. Sipas Entit Rregullator të Energjisë, TAP ka kërkuar një zgjatje të datës kur infrastruktura të vendoset në dispozicion, që do të thotë shtyrje te dates së funksionimit me një vit deri në 31 dhjetor të 2021. Në nje vendim te publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë janë 5 arsye që TAP jep si shkak për vonesat që kanë sjellë shtyrjen e aktivitetit tregtarë.Në arsyetimet e kësaj shtyrjeje përfshihet edhe situata e krijuar nga pandemia që ka përfshirë të gjithë botën.“ Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, i cili në mënyrë të pashmangshme vonoi punimet për një kohë të gjatë dhe shkaktoi probleme dhe vonesa në transportimin e materialeve dhe të punëtorëve.”
Gjithashtu Gazsjellsi Trans Adriatik Pipeline thotë se ka pasur pengesa edhe në lidhje me lejet dhe shkelje të rënda të sigurisë në Itali si dhe procedura të ndryshme ligjore dhe gjyqësore, përfshirë edhe një urdhër konfiskimi i cili shkaktoi 8 muaj vonesë.Në Shqipëri faza e parë e gazsjellësit TAP nisi në Korrik të vitit 2015 për ndërtimin e rrugëve dhe urave. Ndërsa faza e dytë që ka të bëjë me ndërtimin e tubacionit të gazit në territorin shqiptar nisi në 2016. Me shtyrjen e afatit TAP parashikohet të fillojë operacionet dhe të kalojë gazin e parë në fillim të vitit 2021.

Zjarr Tv Ad