Thursday, April 18, 2024
Home Vendi Covid-19 në Pukë: Mbyllen çerdhet dhe kopshtet, do kryhet dezinfektimi

Covid-19 në Pukë: Mbyllen çerdhet dhe kopshtet, do kryhet dezinfektimi

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Pukës ka vendosur ditën e sotme (10 gusht), mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, për shkak të rasteve të reja me Covid-19 në këtë qytet.

Lajmin e ka bërë të ditur ky institucion përmes një postimi në Facbeook.

Është mbyllur çerdhja Nën Tereza dhe kopshti Erjola Lluka, si dhe do të kryhet dezinfektimi i tyre.

Postimi i Bashkisë Pukë në Facebook

Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet përshkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Ju faleminderit!

Zjarr Tv Ad