Covid-19 prek politikën në Kosovë/Krasniqi dhe Veseli rezultojnë pozitiv

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Coronavirusi ka infektuar politikën në Kosovë. Ish-kryepralamentari Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMË-s, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi për infektimin e 69 vjeçarit është konfirmuar edhe nga kreu i partisë, Fatmir Limaj, i cili i uron shërim sa më të shpejtë.

Ndërkohë, në mediat e Kosovës raportohet se edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli është infektuar me coronavirus. Deri më tani nga kjo parti nuk e konfirmojnë lajmin për infektimit të ish-kreut të Parlamentit.

Shifrat e rasteve të reja me covid vijojnë të jenë të larta në Kosovë, ndërkohë që mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme për të gjithë.

Zjarr Tv Ad