Covid-19 pushton institucionet/ Pas maternitetit, mbyllen edhe ‘Sigurimet Shoqërore’ në Lushnje

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mbylljes së maternietit në Lushnje është mbyllur dhe një tjetër institucion publik në këtë qytet.

Sipas informacioneve, Covid-19 ka infektuar një punonjëse të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa punonjësit e tjerë janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponit, raporton abcnews.

Nuk dihet se si është infektuar punonjësja e sigurimeve.

Qarku i Fierit ka regjistruar në 24 orët e fundit 12 raste të reja dhe pjesa më e madhe e tyre është infektuar gjatë ceremonive të ndryshme.

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar apelin e saj për distancimin social dhe higjienë personale ndërsa ka theksuar se ceremonitë e çdo lloji nuk duhet të frekuentohen pasi konsiderohen vatra të rrezikshme infeksioni.

Zjarr Tv Ad