Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas kreut të qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij Driton Selmanaj, njofton se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë zëvendësministri Selmanaj, përmes një statusi në Facebook.
“Dje e kam bërë testin për Covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, ka shkruar Selmanaj, duke shtuar se të gjitha detyrimet e punës t’i kryejë nga shtëpia.
Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar.