Emisioni “Top Story” në Top Channel, këtë të mërkurë trajtoi një temë mjaft me interes për publikun, pasi prekej vetë shëndeti e mirëqënia e çdo qytetari shqiptar.Nga veriu në jug, në të gjithë vendin tonelata me arsenik, mërkur e madje dhe cianur janë lënë pas nga ish-fabrikat e komunizmit.
Lëndët helmuese tejet toksike u lanë të hapura dhe pa asnjë masë mbrojtëse. Ato u përhapën duke kontaminuar gjithçka përreth, tokën, ujin, e çdo lëndë bujqësore.
30 vite nga rënia e komunizmit, mbetjet toksike mbeten të lira pranë zonave të banuara. Për puntatën “Kontaminimi nga Fabrikat” reagoi dhe nutricionistja e dietologia Blerina Bombaj, e cila kërkoi reagim të menjëherëshëm pas emisionit.
NJEREZIT MERITOJNE TE DINE TE VERTETEN!
Ne kete vendin tone ndodh ajo qe edhe kur jepet nje informacion tejet alarmues, me ze dhe figure, mbi fenomene kercenuese per jeten e shqiptareve, njerezve nuk ju ben me pershtypje dhe pas tre ditesh do jete zhdukur fare nga interesi. Ne kete moment, ne Top Story po flitet per nje teme shume te nxehte per cdo banor te ketij vendi, per helmet e depozituara ne mjedis, qe nje Zot e di se deri ku kane depertuar ne ushqimin dhe ujin e shqiptareve.
I bej thirrje intstitucioneve te verifikojne keto te dhena dhe te informojne shqiptaret se cfare ndodh me tokat e mbjella, me ujin, me ajrin qe futet ne trupin e tyre. A ka analiza te helmeve dhe mbetjeve toksike ne tokat prodhuese dhe ujin e vendit? A jane te verteta keto te dhena qe publikoi Top Story? Nese po, sa e kercenojne ato shendetin tone?
Cfare kane ndermend instancat shteterore te sigurise ushqimore dhe mjedisit te bejne per te mbrojtur shendetin e ketij populli nga intoksikime te rrezikshme NEPERMJET USHQIMIT TE KONTAMINUAR, qe trashegohen nga nena te femija brez pas brezi? Nese ne kete emision informacionet jane te sakta, eshte per te vene duart ne koke! Nese jo, duhet te ndalohen se perhapuri panik. Shqiptaret kane te drejte te INFORMOHEN!!!