Ç’po ndodh me bizneset e Noizyt? I vihet zjarri një tjetër lokali të këngëtarit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lokali i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy me emrin e artit, është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Gjatë orëve të natës, lokali që ndodhet në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka rënë në pjesën e tendave. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie dhe zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur të shuajnë flakët.

Mirëpo ajo që e bën të dyshimtë këtë ngjarje është fakti se vetëm pak javë më parë një tjetër lokal i Noizyt u përfshi nga flakë.

Zjarri ra më 11 qershor, ndërsa u raportua se flakët ishin shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarr Tv Ad