Cristiano Ronaldo drejt martesës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo mendohet se ka propozuar të dashurën e tij, Georgina Rodriguez. Sipas gazetës “Correio da Manha”, bukuroshja spanjolle ka pranuar dhe ka nisur të provojë fustane nusërie. Çifti po jeton si bashkëshortë në Itali dhe kanë një vajzë 1-vjeçare, Alana Martina.

Georgina, e cila e ka mbështetur të dashurin pavarësisht pretendimeve për përdhunimin e një gruaje në Las Vegas në vitin 2009, po e ndihmon futbollistin e Juventusit për të rritur tre fëmijët e tjerë të tij.

Çifti është parë me unaza të ngjashme Cartier gjatë një darke romantike në Londër. Madje Georgina e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale unazën mahnitëse.

Burime të medias portugeze thanë se: “Cristiano e ka propozuar për martesë Gion. Dasma do të bëhet, por shumë pak persona i dinë detajet. Për momentin dihet që Georgina ka provuar disa fustane nusërie”.

Cristiano dhe Georgina janë njohur në Qershor të vitit 2016 në një dyqan rrobash, ku kjo e fundit punonte.

Nëna e futbollistit është shprehur në të shkuarën se Georgina është e ëma e mbesës së saj dhe se do jetë nusja e saj e ardhshme, duke e cilësuar si një person shumë të qetë.

 

 

Zjarr Tv Ad