Cristiano Ronaldo: Më mungon Messi!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo po kalon një rini të dytë te Juventusi, me yllin portugez që duket se ka gjetur vazhdimësinë edhe me fanellën bardhezi. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka qënë i ftuari special i “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për ekipin torinez dhe marrëdhënien e tij me shokët e rinj.

“Këtu jemi një ekip. Disa lojtarë ndjehen më të mëdhenj se të tjerët në klubet e tjera, ndërsa këtu të gjithë janë duke ecur me të njëjtin ritëm. Ne jemi të gjithë të përulur dhe duam të fitojmë. Lumturia nuk është vetëm kur shënon, mjafton të ndjekësh Dybalën ose Mandzukic për ta vërtetuar një gjë të tillë. Për mua është e bukur. E ndiej dallimin.

“Lojtarët në Madrid janë shumë të përulur, por këtu … ndjehem më shumë. Është shumë ndryshe nga Madridi dhe më shumë se një familje këtu. E kaluara ka kaluar. Tani dua të fitoj me Juven. Kam për t’i mbrojtur me gjak këto ngjyra. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Nëse do luaj kundër Realit, do të përpiqesha të jap më të mirën time.

 “Kam parë të shkruhet për James, Bale dhe Asensio, por të jesh i sinqertë” Juventusi nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë. Ju duhet të flisni me Presidentin për këtë. Sa për të ardhmen, nuk e di. Marcelo është një prej tyre. Unë kurrë nuk kam vënë bast për ndonjë gjë me Allegrin, vetëm në ndeshjet me Dybala, Mandzukic dhe Khedira. Kam fituar në 99% të rasteve. Ndoshta disa euro ose një shishe verë. Kam ndërtuar një koleksion prej tre shishe dhe 200-300 euro në dhomën e veshjes!”-tregon luzitani.

Ndërkohë, Ronaldo është shprehur se Seria A i mungon rivaliteti i tij me Lionel Messin dhe për këtë fakt i ka bërë një ftesë publike “pleshtit” argjentinas.

“Lionel Messi më mungon shumë. Mund ta them publikisht që është ai që i mungon Seria A. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe për ekipin tim kombëtar, ndërsa ai është ende në Spanjë. Ndoshta ai ka nevojë për mua … Për mua, jeta është një sfidë, më pëlqen dhe më pëlqen t’i bëj njerëzit të lumtur. Do ta doja atë në Itali. Unë shpresoj që ai ta pranojë sfidën, por nëse ai është i lumtur atëherë unë e respektoj atë. Unë nuk do të humbas asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe unë jam i lumtur “:-mbyll  intervistën e tij, Ronaldo.

Ftesa është dorëzuar! Tashmë pritet përgjigjja e Messit.

 

Zjarr Tv Ad