Cristiano Ronaldo në ndjekje të rekordit të ri, “shkatërroi” i vetëm Lituaninë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një situatë të vështirë si ajo e Portugalisë e cila dukej se kishte “ngecur” në këto kualifikuese të Euro2020, Cristiano Ronaldo duhej të merrte “timonin” e skuadrës vetë në dorë.

Dhe kjo është pikërisht çfarë ka bërë ai, duke shkatërruar Lituaninë mbrëmjen e djeshme. Ylli portugez shënoi plot 4 gola duke i dhuruar fitoren e dytë kombëtares së tij në 4 ndeshje.

Që në minutën e 7’ Ronaldo hap serinë e golave me anë të një penalltie. Tre golat e rradhës vijnë në pjesën e dytë  si dhe Carvalho që i vendos kapak ndeshjes në minutat e fundit. Lituania arriti të shënonte vetëm golin e nderit e duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-5.

Është e 54-ta herë që Cristiano Ronaldo shënon më shumë se 3 gola në karrierën e tij, 9 prej së cilave i ka shënuar me kombëtaren.

Me ndeshjen e djeshme ai është shumë afër thyerjes së rekordit për golat e shënuara me kombëtaret, një titull që e mban lojtari iranian Ali Daei me 109 gola.

Janë vetëm ndeshjet e para kualifikuese të Euro2020 dhe portugezi është vetëm 16 gola larg thyerjes së këtij rekordi.

Zjarr Tv Ad