Cristiano Ronaldo nuk mjaftohet me pasurinë që ka, nis ndërtimi i hotelit 27 milionë euro në Manchester

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo jo vetëm që është një nga më të mirët në historinë e futbollit, por është edhe një nga sportistët më të pasur në planet.

Por veç urisë për trofe Ronaldo ka edhe urinë për të fituar sa më shumë para, duke u përpjekur të kthehet në një biznesmen të sukseshëm.

Ronaldo në bashkëpunim me kompaninë e turizmit “Pestana” do të çelë dyert e hotelit luksoz, i cili do të përfshijë edhe një bar në tarracë dhe pritet t’i hapë dyert në vitin 2023.

Manchester është një qytet i veçantë për të pasi  shpenzoi 6 vite në Old Trafford, duke shënuar 119 gola, si dhe fitoi 9 trofe, përfshirë dhe Topin e Artë.

‘CR7 Pestana’ do të hapet në Manchester në 2023 pas suksesit të hoteleve të Ronaldos në Madeira, Lisbon, Madrid, Neë York, Marrakesh dhe Paris.

Zjarr Tv Ad