Çuçi inspekton punimet në kanalin kullues të Zejmenit, përfundon javën e ardhshme

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Lezhë për të parë nga afër punimet që po kryhen në kanalin kryesor kullues në Zejmen.

Ky investim i rëndësishëm me vlerë 5.5 milion lekë kullon rreth 1300 hektarë tokë punime që pritet të përfundojnë javën e ardhshme.

Çuçi: Duhet të bëjmë një plan të qartë që çfarë kemi pika të nxehta emergjente në rast përmbytjesh të kemi projektet gati që ti vëmë në dispozicion për të shpenzuar dhe një fond që kemi për emergjencat në mënyrë që të mos kemi më histori përmbytjesh siç i kemi pasur.

Në punimet rehabilituese në kanalin kullues të Zejmenit me gjatësi 9.2 km janë nxjerrë mbi 5000 metër kub dhera.

Së shpejti do të ketë ndërhyrje dhe në zonat problematike të shtratit të lumit Drin duke përfshirë dhe zonën e qytetit të Lezhës.

 

Zjarr Tv Ad