Çuçi reagon për arrestimin e 31 policëve: Hetim model, të vendosur për të pastruar Policinë nga të korruptuarit

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas aksionit të Agjencisë së Mbukqyrjes Policore në bashkëpunim me SPAK që çoi në pranga 31 punonjës të policisë në doganën e Morinës.

Çuçi përgëzon hetimet dhe shprehet se është i vendosur që Policia e Shtetit të pastrohet nga punonjësit e korruptuar.

31 punonjës të policisë u prangosën gjatë një operacioni masiv sot në Pikën Kufitare të Morinës, për 17 prej të cilëve u dha masa arrest me burg dhe 14 në arrest shtëpie. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht korrupsion dhe shpërdorim detyre.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, u shpreh Çuçi.

Zjarr Tv Ad