Postimi i Rita Gjeka:
Duke marre shkas nga nje deklarate e OSHEE lidhur me nderprerjen e energjise elektrike ne teatrin “Migjeni” mbremjen e 26 Tetorit ndersa po zhvillohej festivali i kenges qytetare “Lulebore”, ne emer te institucionit qe drejtoj me lejoni te theksoj se pretendimi i operatorit nuk qendron. Madje OSHEE tregohet jo korrekte dhe aspak profesionale. Ikja e drita ka ndodhur edhe diten e enjte 25 Tetor ndersa ndodheshim ne provat gjenerale dhe vete kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi ka komunikuar me drejtuesit e OSHEE Shkoder duke i njoftuar per aktivitetin. Posteri i tij dhe reklama i eshte bere prej muajsh gjithashtu. Ne si institucion nuk kemi njoftuar perkundrazi nga OSHEE, por as qytetaret e Shkodres nuk kane patur dijeni per kete defekt qe kompania u kujtua ta riparoje naten, sepse nuk i mjaftoi dita. Gjithsesi meqe OSHEE do t’ia rikujtojme, po i bejme me dije se edhe te shtunen nga ora 18.00 e deri ne oren 22.00 do te jete nata finale e festivalit. Madje i ftojme drejtuesit te jene mysafir ne kete feste te Shkodres qe nuk e erreson as OSHEE dhe askush tjeter qe fshihet pas tyre!