‘Çuli në SPAK për prishjen e TK’/ Kalaja: Vazhdon show i radhës sipas urdhërave të Ramës, Veliajt dhe Kim

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD Adriana Kalaja ka reaguar pas lajmit më media se Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli është marrë në pyetje nga SPAK. Sipas Kalasë, SPAK nuk zhgënjen edhe këtë herë pasi vazhdon show-un sipas urdhërave dhe udhëzimeve të Edvin Ramës, Erion Veliajt dhe Yuri Kim.

Kalaja thekson se shtetasi në fjalë nuk është kallëzuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe se përse shtetasit që janë kallëzuar siç janë Rama, Veliaj, Margariti nuk merren në pyetje edhe pse nuk kanë ekzistuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Nuk zhgënjen SPAK as këtë herë.

Vazhdon show i rradhës sipas urdhërave dhe udhëzimeve të Edvin Ramës, Erion Veliajt dhe Yuri Kim.

Së pari, pse merret në pyetje një shtetas i cili nuk është kallëzuar me emër nga ne kalkëzuesit e nuk merren të kallëzuarir kryesor nga Rama, Veliaj etj.

Së dyti, pse nuk janë thirrur të kallëzuarot prej nesh në shtatir të 2020, ashtu u deklarua nga SPAK?

Së treti, pse fillohet nga bishti e jo nga koka për Ramën, Veliajn e Margaritin që nuk ekzekutojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Së katërti, meqenëse paskan “filluar hetimet” pse nuk merret masa e ” sekuestros preventive” mbi Truallin e Teatrit Kombëtar, Projektin e Biarke Ingels, Shoqërinë “Tirana DC” sh.a dhe fondin e parashikuar për fillimin e punimeve, ashtu siç e parashikojnë dispozitat ligjore?

Së pesti, a ka lidhje ky shoë me garën për zgjedhjen e Drejtuesit të SPAK? Që ky fytyra më poshtë si dhe  të gjithë ata që firmosën shëmbjen e Teatrit Kombëtar duhen dënuar nuk e diskutoj unë, por problemi është të nisë nga Koka ose Kokëministri.

Se kërkon të shkarkojë Rama dhe do t’ja fusi  pisit Ervin Çuli siç bën me të gjithē që i shërbejnë,  e do emërojë plehrën tjetër Altin Basha,  është puna  e tij, por ne nuk e lejojmë të bëj këtë me Kauzën e Teatrit.

As Yuri Kimin me emërimin e Drejtuesit të SPAK.

Deri në fund.

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

Zjarr Tv Ad