“Çuna mos tentoni, vetëm e imja…”- Skena hot me partnerin e kërcimit! Kriset marrëdhënia e Megi Pojanit me Endri Çekiçin, Pse po i vjen fundi lidhjes së shkurtër

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jeta private e Megi Pojanit është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Vetëm pak kohë më parë, u konfirmua lidhja e saj me futbollistin Endri Çekiçin.

Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.

E ftuar së fundmi në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi.

“Je single dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori.

“Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Aktualisht, Megi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Endri vijon angazhimin e tij në skuadrën e Konjas në Turqi, çfarë e bën të pamundur lëvizjen e tij për të takuar partneren. Duket se largësia ka sjellë edhe problemet e para në historinë e shkurtër të dy të rinjve.

E duket se kjo krisje ka shkuar deri aty, sa Megi doli në emision dhe pranoi se ishte single. Por, duket se çifti ende ndiqet në rrjetet sociale, çfarë nënkupton se fjala e fundit ende nuk është thënë, me gjithë tensionin e krijuar në marrëdhënie.

Së fundmi, Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS” i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare”.

“Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehet Megi.

Aktorja me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale mes zërave që kanë nisur prej kohësh për lidhjen e saj me futbollistin e Kombëtares, Endri Çekiçin, dukej se e konfirmonte këtë fakt.

Ajo publikoi një foto ku shihen dy filxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë”. Kjo “shashkë” vjen pak ditë pasi dyshja u bë kryefjalë e mediave duke u shfaqur në të njëjtin ashensor.

Prej kohësh tashmë, Megi dhe Endri përfliten se janë në një romancë së bashku. E gjitha nisi pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

Në rrjetet e saj sociale aktorja i ka bërë lëmsh të gjithë ndjekësit e saj me postimet e fundit. Ajo ka publikuar një foto ku ndodhet brenda në makinë dhe shkruan: “Për pak humba fluturimin, sepse po ‘kapja’ ndjenjat”.

Dhe me këtë deklaratë, Pojani i bëri të gjithë të mendojnë se në një farë mënyre konfirmoi romancën e saj të shumë përfolur me futbollistin Mirëpo pas këtij postimi, i menjëhershëm ka qenë dhe “sqarimi” i deklaratës së mëparshme.

Megi duket se vendosi pikat mbi “i”, teksa u shpreh se publiku nuk do të shikojë asnjëherë një “Megi të dobët”.

“Besoj se e kuptuat që është një lojë fjalësh me ‘kap fluturimet jo ndjenjat’. Megi Pojani nuk do të jetë kurrë vulnerabël në këtë profil”, shkroi ajo.

Kështu, ajo la të kuptohet se nga ana e saj nuk do të ketë asnjëherë një konfirmim të një romance. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia mes dy të rinjve që menjëherë kanë zgjuar një interes të madh te publiku.

Zjarr Tv Ad