Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tërmet me magnitudë 7.6 ka goditur nën det afër brigjeve të territorit francez të Kaledonisë së Re në jug të Oqeanit Paqësor duke bërë që të lëshohet alarmi për cunami në një rreze prej 1 000 kilometrash.
Sipas Institutit amerikan të Sizmologjisë tërmeti goditi 168 km nga qyteti i vogël i Tadines në Kaledoninë e Re, ndërsa alarmi i cunamit është në fuqi edhe për ishujt Vanuatu.

 

Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash, çka rrit mundësinë për dallgë të mëdha cunami.
Dallgë të shkaktuara nga cunami që arrijnë deri në 0.3 metra mund të shihen edhe në brigjet amerikane të Guamit dhe Hauait sikundër edhe në Australi e Japoni. 

Zjarr Tv Ad