Çunat e Kukësit i përgjigjen Ramës: Më mirë rrezikojmë të shkojmë në Angli me gomone

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama iu sugjeroi të rinjve kuksianë që të mos largohen drejt Anglisë por të punojnë në agroturizëm në vendin e tyre.

Emisioni ‘Sot’ ishte në Kukës, ku disa të rinj iu përgjigjën kryeministrit duke i kërkuar që të krijojë kushtet minimale në mënyrë .që të rinjtë të mos largohen nga vendi, duke nisur nga ulja e çmimeve tek hapja e vendeve të punës.

Një i ri tha se po planifikon të largohet pasi rroga prej 300 mijë lekë të vjetra që merr nuk i del as për nevojat bazë. Ai u shpreh se i duket e pavlerë të investohet në vend, ku siç tha nuk ka njerëz dhe çmimet janë shumë të larta.

“Më e rrezikshme është jetesa që po bëjmë këtu se sa të ikim me gomone në Angli”, tha njëri prej tyre.

Në konferencën e bilancit të sezonit turistik veror, numri një i qeverisë, edhe pse u kritikua për deklaratën e tij pak ditë më parë, theksoi sërish se kuksianët me 30 mijë paundët që japin për të shkuar në Angli mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës.

“Investimet që po bëhen janë të një proporcioni që e mundëson rritjen e qarkullimit në turizëm. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme shumë të mira dhe është i garantuar me Aeroportin e Mynihut, që do të jetë operator i Aeroportit të Vlorës.

Zjarr Tv Ad