Çupi: Avantazhi i Bashës përballë Berishës? Ngjan si operacioni i shkëputjes së vëllezërve siamezë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi është tejet i ashpër sa i përket zhvillimeve brenda PD-së. Në emisionin Breaking në Top News, ai ka deklaruar se PD-ja duhet të shpëtojë duke u shkëputur nga Sali Berisha dhe se më këtë hap, shpëton jo vetëm kjo parti, por edhe e gjithë shoqëria shqiptare.

Avantazhi më i madh që ka Basha, sipas tij, është fakti se ka mbështetjen e SHBA-ve dhe këtë nuk e ka pasur asnjë prej kryetarëve të ndonjë partie.

“Kemi një PD që ka detyrë parësore që të shporrë Berishën nga partia. Berisha arriti me psikozën se sikur janë dy palë. Realisht janë një palë, është një parti që ka një mision nëse do të jetojë më duhet të largojë Sali Berishën. Pjesën tjetër që po e konsideroni palë, është një sajesë për të mbrojtur Berishën nga vendimi i SHBA. Është një grumbullim njerëzish janë po aq ose më pak fajtorë, të futur në korrupsionin e Berishës, e që sot e kësaj dite kanë marrë privilegje jetojnë në toka të caktuara, e pjesa tjetër mendojnë se me arroganc nuk merret pushtetit. Me Berishën nuk ekziston PD, ky është konflikti”, shprehet Çupi në Breaking.

Por shkëputjen e Berishës, nga PD, por edhe nga Basha ai cilëson si tejet të vështirë, si një operacion për të ndarë dy vëllezër siamezë. “Basha u nis për t’u bërë si Berisha, por nuk i kishte cilësitë e tij, është minor. Është tmerrshme të bësh një operacion siamez. Kështu për t’u ndarë nga Berisha duhet të derdhë djersë e gjak dhe mundim.

Por për mendimin tim nuk mund t’ia dalë. Duhet të bëjë operacionin e madh për të shkëputur siamezin e tij nga PD e me mbështetje të madhe të SHBA. Amerika nuk i ka dhënë kurrë një mbështetje të tillë një kryetari të partie. Të mos vazhdojë rrugën si shkatërrimtar i madh. Bota ka probleme në veri dhe tani do t’i duhet SHBA të merret me menderet e Berishës”, u shpreh Çupi.

Zjarr Tv Ad