Çupi: Ministrja Xhaçka të thirret urgjent nga Prokuroria, ka patur dijeni për zjarret

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi nga selia blu tha se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duhet ë thirret urgjent nga Prokuroria. Sipas saj, përmes deklaratës së bërë nga kjo e fundit pak më parë, tregoi qartë se ministrja ka patur informacione për zjarret e rëna në vend.

Ajo tha se kryeministri Rama ka kapur prokurorinë , gjykatat dhe nuk bën aspak përpjekje për të arrestuar personat, të cilët vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me pyje.

“Olta Xhakca të thirret urgjent nga Prokuroria. Ajo ka treguar se ka patur dijen për zjarret. Deklaratat dhe akuzat e saj janë qesharake. Edi Rama ka nën kontroll, policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Edi Rama duhet të zbulojë një orë e më parë autorët e zjarreve në vend”, tha mes tjerash ajo.

 

Zjarr Tv Ad