Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive u shpreh se kryetari i mazhorancës dhe ai i opozitës, kanë një diferencë kulturore.
Sipas Çupit, Rama merret vesh me njerëzit dhe e njeh gjuhën shqipe, ndërsa Basha njeh gjuhën sovjetike të drunjtë.
Çupi: “Kryetari mazhorancë dhe ai i opozitës kanë një diferencë kulturore. Rama pavarësisht se është kryeministër, është një lëvrues shumë i mirë i gjuhës, shkrimit, e oratorisë. Në kohën që Rama i hapi rrugën si pedagog i radikalizmit në komunizëm me gjuhën e tij shumë të lavdërueshme e kishim shumë xhan.
Oratoria është e tillë dhe mbetet atje. Rama merret vesh me njerëzit dhe e njeh gjuhën shqipe, ndërsa Basha njeh gjuhën sovjetike të drunjtë. Ka fjalor shumë të kufizuar, nuk ka pasuri leksikore. Problemi i gjuhës nuk të bën të mendosh se je diktator. Unë nuk fyej njeri, por nuk e kam kapur Ramën të fyejnë opozitën”, kështu u shpreh Çupi.