Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka akuzuar Edi Ramën për gjendjen e rëndë ekonomike në Shqipëri.
Pas raportit europian që nxjerr veriun e Shqipërisë, si rajonin më të varfër në Europë, deputetja Çupi shkruan ‘kjo renditje e shpall kryeministrin më të dashur për oligarkët e tij e më të urryerin për Shqiptarët’.
Reagimi i plotë i Dhurata Çupit:
Rekordi i radhës i qeverisë Rama shënohet për klasifikimin në krye të varfërisë për Europën.
Kjo renditje e shpall kryeministrin më të dashur për oligarkët e tij e më të urryerin për Shqiptarët.
I pari për pasurinë vetjake dhe i fundit për pasurinë e qytetarëve shqiptarë.
Kështu sipas të dhënave nga Statistikat Europjane, veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian.
Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me 29.52% të mesatares së Bashkimit Europian.
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.