“Çuti” debat mes avokatit dhe anëtares së LDK: Vetëm kështu kupton ti

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata mes Melihate Tërmkollit dhe Tom Gashit, është tensionuar në emisionin “Debat”. Anëtarja e LDK-së, fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte, duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës, është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dhe në këtë moment, ka reaguar Tërmkolli, duke i thënë Gashit se e kupton vetëm fjalën serbe “çuti”, që do të thotë hesht. “Çuti”, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit.

Pas kësaj, avokati Gashi, i është drejtuar zonjës Tërmkolli duke i thënë, “Ani Zoti Tërmkolli”, ndërsa anëtarja e LDK vazhdoi të fliste.

Zjarr Tv Ad