Daçiç: Kosova të heqë taksën për mallrat serbe

0
6

Gjate një interviste televizive shefi i diplomacisë iu shpreh se Serbia do te vijoje presionin deri sa Prishtina te anuloje tarifën. Presionet do të vazhdojnë, sepse Kosova nuk ka më çfarë të bëjë. Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, ky nuk është një kusht, është logjikë. Shefi i diplomacisë serbe e konsideron fitore të madhe mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën. Sipas tij për herë të parë asnjë nga shtetet qe ka mbështetur Kosovën nuk bëri thirrje për njohje te tjera. Për dy vitet e ardhshme Kosova do të jetë temë diskutimi në OKB. Në mbledhjen e fundit të gjithë ishin njëzëri kundër taksës dhe formimit të Ushtrisë. Për Vlora Çitakun ishte surprizë e madhe kur dëgjuan se përfaqësuesit e SHBA-ve kërkojnë heqjen e menjëhershme të taksës. Ivica Daçiç kritikoi edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi qe sipas tij ndryshe flet nga shtetet e bashkuara e ndryshe kur kthehet ne Prishtine.