Daçiç tregon frikën më të madhe të serbëve: Po synohet krijimi i Shqipërisë së Madhe

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për të avancuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri serb tha se ky vendim madje është pasuar me deklarata për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Vendimi i njëanshëm për avancimin e Mandatit të Forcave të Sigurisë është përcjellë me deklarata për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Daçiç.

Më tej, Daçiç ka thënë se Kosova vazhdimisht ka marrë masa të njëanshme, ndërsa Serbia sipas tij nuk ka ndërmarrë asnjëherë masa të njëanshme.

Sa i takon aktivizimit të Gjykatës Speciale, kryediplomati serb tha se shpreson se shumë shpejt do të ngrihen aktakuzat dhe “të dënohen kriminelët e luftës”.

Daçiç e ka quajtur kriminel lufte ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin.

“Krimineli i Luftës Sylejman Selimi është emëruar këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ky veprim është dënuar edhe nga ambasadori amerikan”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad