Daçiç: Vazhdimin e dialogut nuk e duan të gjitha shtetet

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar që jo të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare e duan vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe arritjen e një marrëveshje mes vendeve, shkruan b92. Duke i`u përgjigjur pyetjes se si është e mundur që as SHBA-ja por as BE dhe vendet e tjera të mëdha nuk po mund ta detyrojnë Prishtinën të tërheqë taksat për mallrat serbe, ai ka thënë se kjo është një lojë e dyfishtë.

“Tashme kam shprehur dyshime se kjo është një lojë e dyfishtë, dhe tani duhet të përcaktojmë se kush luan këto lojëra të dyfishtë dhe cili është qëllimi i kësaj” tha Daçiq.

E sipas tij jo të gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare janë të interesuara për vazhdimin e dialogut.

“Ne kemi shumëfishim të problemeve të ndryshme gjeopolitike. Nuk është më vetëm një çështje e ndërthurjes me Lindjen dhe Perëndimin, por interesa të ndryshëm në Perëndim janë të ndërthurura”, tha kreu i diplomacisë serbe, përcjell tutje.  Ai tutje ka folur edhe për presionin e vendeve të bashkësisë ndërkombëtare për heqjen e taksës duke i`u referuar kështu takimeve të tyre me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Disa vende i thoni atij – mos e vazhdoni akoma. Është më e rëndësishme për ne që të arrijmë një zgjidhje nëpërmjet dialogut, jo zgjidhje të një mendjeje të vetme”, tha ai.

 

 

Zjarr Tv Ad