“Daja” nga Kosova para Krimeve të Rënda për masën e sigurisë, refuzon të flasë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ragip Hajdini, 50- vjeçari nga Peja që u arrestua të premten si personi i gjashtë i dyshuar për grabitjen e Rinasit, ka refuzuar të japë shpjegime para grupit hetimor.

Sot ai pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë. Përgjatë 48 orëve që ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, “Daja” nga Kosova, që u identifikua nga dëshmia e Alkond Bengasit, nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen.

Ragip Hajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg flori nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë në vitin 2012. Aktualisht, ai ndodhet në dhomat e paraburgimit në Policinë e Tiranës, i dyshuar për 3 vepra penale.

Në dëshminë e Alkond Bengasit (Qevanit), Ragip Hajdini apo siç njihet edhe me mbiemrin Haxhiajdini, përshkruhej si një person qeros, rreth të 50-ve dhe që Admir Murataj e thërriste “Daja”.

Nga ana tjetër, Policia ka vazhduar operacionin për gjetjen e parave të grabitura, duke kryer kontrolle në disa objekte për të cilat ka pasur indicie.

Megjithatë, deri tani ende nuk janë gjetur as paratë dhe as ndonjë provë tjetër që të mbështesë dëshminë e të penduarit. Burimet thanë se operacioni për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 9 prill është ende në vazhdim.

Zjarr Tv Ad