Dako paditet për landfillin. Asnjë masë, 7 muaj pas “emergjencës”

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë kaluar 7 muaj që nga shpallja e emergjencës mjedisore në territorin e Bashkisë së Durrësit, por në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, asgjë nuk ka ndryshuar.

Për këtë arsye, banorë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë depozituar një kërkesëpadi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ndaj Bashkisë së Durrësit.

Para se t’i drejtohen gjykatës, paditësit iu drejtuan Bashkisë së Durrësit me kërkesën për të marrë masa konkrete për menaxhimin e ndotjes që shkakton ky landfill. Por, Bashkia heshti!

Jashtë çdo standardi mjedisor, vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit, i shtrirë në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë, vazhdon të zgjerojë kufijtë e tij.

Zjarr Tv Ad