Deputeti demokrat Dashnor Sula i ftuar sot në rubrikën komentoi edhe protestën e 7 korrikut, për të cilën tha se do të bashkohet në aksionin opozitar edhe në shtator.
Pjesë nga intervista:
Njerëzit u ngritën me sloganin e Berishës në 7 korrik. Çfarë mendimi keni për këtë protestë?
Qytetarëve u ka vajtur laku në fyt. Më vjen mirë që edhe Berisha nuk e kapitalizuar këtë protestë. Kam takuar njerëz që i njoh dhe nuk janë votues të djathtë dhe ishin në protestë. Kam parë gra shtatzëna, kam parë invalidë me karrocë.
Ishte protestë ekonomike, apo politike?
-Është më shumë ekonomike. Ishte një çast kulminant sepse të gjithë jemi familjarë dhe shohim se sa blejmë në market.
Vendi ka nevojë për të tilla protesta? Berisha ka paralajmëruar protesta masive në vjeshtë. Jeni dakord me këtë aksion?
-Pa diskutim. Kolegëve të PD që më thonë “I je bashkuar Berishës” i kam thënë “edhe Braçe ta thërrasë protestën”, do jem aty. Si mund të dalë ministrja e Financave që thotë janë 500 kompani që bëjnë evazion, por nuk i bllokojmë dot. Këta nuk të lënë të bësh biznes po nuk pagove një taksë bashkie. Nuk e di si mund ta thonë këtë.
Ka filluar të goditet korrupsioni me aferën e inceneratorëve?
-Kam besim. Nuk është meritë e kësaj maxhorance. Për fat të mirë pas 2015 këtë vend e ka marrë në dorë SHBA. Unë nuk besoj se këtë vend do ta shpëtojë politika.
Berisha tha se ka një betejë për jetë a vdekje për votën e lirë. E besoni?
-Unë nuk ndaj të njëjtën qasje për funksionimin e PD-së me Berishën. Vazhdoj ti mbetem këtij mendimi. Sa të jem në politikë, unë do jem në krah të demokratëve dhe të qytetarëve shqiptarë. Unë nuk kam kundërshtar Berishën, por s’jam dakord me mënyrën se si u bë organizimi i PD-së nga degët deri lart.