Dalin detajet e reja të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat turke kanë publikuar  sot detaje të reja lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Nuk mar dot frymë”, ishin këto fjalët e fundit të Khashoggi-t pak para se të vdiste në Konsullatën saudite në Stamboll.

Sipas një burimi të nxjerr nga përgjimet audio, gazetari ishte përpjekur të luftojë me njerëzit e vendour për ta vrarë.

Ngjarja e 2 tetorit ishte një plan i paramenduar, dhe se ai e kishte kuptuar që në fillim se diçka nuk shkonte.  Pasi e kishte njohur njërin prej personave që e prsinin për ta takuar  e kishte pyetur se çfarë bënte aty.

Sipas CNN-it, zëri i identifikuar si i Maher Abdulaziz Mutreb, një ish-diplomat saudit dhe oficer inteligjence që punonte për princin Bin Salman, të cilin Khashoggi e njihte nga koha kur ishin bashkë në ambasadën saudite në Londër, i kishte thënë: “ti do të kthehesh mbrapsht”. Dhe Khashoggi i ishte përgjigjur: “Nuk e bëni dot këtë. Ka njerëz që më presin jashtë”.

Pas këtij dialogu, gazetarin e rrethojnë disa vetë ku dëgjohen zhurma dhe në fund ndjehet vështirësia e tij me frymëmarrjen. Në lidhje me ngjarjen, sipas varianit saudit ai u mbyt aksidentalisht gjatë përleshjes, teksa rezultonte të fliste  e të thoshte se nuk merrte dot frymë.

Detajet e reja duket se mund të shtojnë presion mbi administratën e presidentit Trump ku mendohet të shkëpusin princin saudit nga vrasja e bujshme.

Zjarr Tv Ad