Dalin emrat e autorëve të krimit, i kërkuan shokut të mbante fajin

0
81

Detaje të reja zbardhen, lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj nga dy djemtë e pronarit të vilës, në të cilën po punonte për kondicionim.

Autorët e vrasjes së të riut janë dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, për përkrahjen e autorëve dhe moskallëzim të krimit është arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi, si dhe shtetasit Edmond Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka.

Pas ngjarjes së rëndë, vëllezërit Kusi kanë kontaktuar mikun e tij L. V., duke i kërkuar të marrë përsipër krimin, meqenëse ai ishte në kërkim për vepra të tjera penale. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe në momentin e arrestimit nga policia, ka rrëfyer gjithë bisedën e vëllezërve Kusi.