Dalin mesazhet, Andi Bushati dhe Telaj këshillojnë Tabakun si të marrë në pyetje Veliajn

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa po dëshmonte në Komisionin hetimor të inceneratorëve tha se anëtarët e opozitës marrin pyetje në telefona për ta penguar atë gjatë dëshmisë së tij. Janë zbardhur edhe mesazhe që mediat kanë arritur të fotografojnë gjatë një bisedë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku.

Në mesazhe shihet se Tabaku merr udhëzime prej tyre se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Veliaj. Në foto e mëposhtme shihen biseda të Desada Metajt me dy gazetarë, Andi Tela dhe Andi Bushati, nga të cilët merr udhëzime se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn.

Me poshtë bisedat e zbardhura:

Biseda Andi Tela-Desada Metaj

Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë

Desada Meta: E acaron ky legeni

Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë

Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete

Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet

Andi Tela: Po, po thuaji

Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë

Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

Biseda Andi Bushati-Desada Metaj

DesadaMetaj: Se s’ka faj është lodh

Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???

Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani

Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.

Zjarr Tv Ad