Dalin në protestë 150 gra në Përmet: S’na kanë dhënë as pagën e luftës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Përmet, rreth 150 gra kanë dalë ditën e sotme për të protestuar, përpara Bashkisë së Përmetit, pasi u është mbyllur fasoneria nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Ato shprehen se; kjo fasoneri për shkak se disa punonjës kanë rezultuar pozitiv, të cilat janë karantinuar menjëherë në banesat e tyre, ndërkohë që pronari ka marrë të gjitha masat, duke u nisur që nga mbajtja e distancës, maskës apo dezinfektuesit.

Gjithashtu, gratë kanë thënë se; kjo është mënyrë për të mbijetuar, pasi kanë familje për të mbajtur.

Ato kanë pohuar se; gjatë muajit mars që e gjithë vendi ishte në izolim, ato nuk e kanë marrë pagëne luftës dhe nuk duan që kjo gjë të përsëritet.

Zjarr Tv Ad