Dalin në protestë banorët e ish-Kënetës në Durrës/ Sa herë që bie shi përmbyten banesat: Bashkia të zgjidhë urgjent infrastrukturën/ Rama të mbajë fjalën se ndryshe…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e ish-Kënetës në Durrës, janë ngritur sot në protestë për kanalizimet.

Protesta po zhvillohet në afërsi të Shkozetit, ku banorët janë shprehur se; presin nga Bashkia të zgjidhë infrastrukturën në këneta. Ata thanë se; sa herë bie shi, zona dhe banesat përmbyten, e për pasojë në banesat e tyre, ka ende ujë, nga përmbytja e parë.

Banorët shprehen se; nëse nuk do të ketë një zgjedhje për situatën që ne ndohemi, do të përshkallëzojmë protestën me bllokim rruge.

Kryeministri Edi Rama, të mbajë fjalën e dhënë. Do të përshkallëzojmë protestën me bllokim rruge. Sa herë bie shi, përmbytet zona dhe banesat, jemi përmbytur dhe kemi akoma ujë në banesa. Bashkia të zgjidhë urgjent infrastrukturën në kënetë, shprehen banorët.

Zjarr Tv Ad