Dalin në shitje ilaçet super inteligjente të telekomanduara

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas pajisjeve super inteligjente të dëgjimit mbërrin edhe një pilulë me efekt super efekt në organizëm. Këto pilula të zgjuara janë robotike dhe të telekomanduara dhe sapo përcillen kryejnë disa funksione të paracaktuara me saktësi në brendësi të organizmit tonë. Risia më e fundit në këtë drejtim quhet vibruesi dhe është ndërtuar për të luftuar kapsllëkun një çrregullim i zorrës së trashë që prek më shumë se rreth 15% të popullsisë botërore. Prodhuar nga kompania izraelite me të njëjtin emër, kjo kapsulë e zgjuar merret me pak ujë, si një pilulë normale. Sapo mbërrin në zorrë ajo fillon të dridhet, duke favorizuar lëvizjen e mureve të zorrëve dhe duke ndihmuar kështu evakuimin natyral. Lëvizja e pilulës kontrollohet nëpërmjet ëi-fi-t nëpërmjet një telekomande të jashtme, e cila ju lejon të programoni mënyra të ndryshme të vibracionit.

Testi i parë u zhvillua në 245 vullnetarë, të cilët për 8 javë pinë pesë nga këto pilula në ditë pra nuk janë mund të merret vetëm një në ditë. Rezultatet e studimit duken inkurajuese: Kapsula është në gjendje të lehtësojë simptomat e kapsllëkut dhe ndihmon lëvizjn e zorrëve pa shkaktuar efekte anësore.

Pilula e cila imiton insulinën.

Hulumtuesit e MIT kanë krijuar një pilulë e cila ndihmon pacientët e sëmurë nga diabeti duke iu dhënë një dozë të mirë insuline pa qenë e nevojshme të bëjnë injeksione të përditshme me gjilpërë. Pilula është në madhësinë e një mjedre dhe është e barabartë me një injeksion madje ka edhe një gjilpërë të voh=gël aspak të dëmshme. Sapo gëlltitet, ngjitet në muret e stomakut dhe gjilpëra e fut insulinën direkt në gjak. Testet e kryera në kafshë kanë treguar se efektiviteti i tabletës inteligjente në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak është i barabartë me atë të injeksioneve tradicionale intramuskulare. Kjo pilulë shumë shpejt do të provohet edhe tek njerëzit për të parë rezultatin që do të keteë tek pacientët.

 

 

 

Zjarr Tv Ad