Dalin pamjet e arrestimit të Marjan Levantit, dëshmia: Prindërit e saj na ndanë

0
1040
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku ish dhëndri plagosi me thikë 3 anëtarët e familjes së ish gruas së tij, Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e arrestimit të 37 vjeçarit Marjan Levanti.

Ai u arrestua rreth një orë pas ngjarjes që ndodhi mbrëmë në rrugën Teodor Keko, në Tiranë, ndërsa në pamje duket i rrethuar nga një numër i madh policësh dhe me kapuç në kokë. Shkak i konfliktit është bërë ndarja e pasurisë pas divorcit me gruan e tij, historiania Helena Kocaqi.

Policia në njoftimin e saj tha se më datë 23.12.2016, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, tek një banesë private, ka të plagosur, dhe autori  është larguar. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë i mundur identifikimi dhe kapja në kohë rekord, e më pas arrestimi i Marjan Levanti, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasit, F. K. (ish vjerri), 72 vjeç, Q. K. (ish vjerra), 69 vjeçe dhe A. K. (ish kunati), 47 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa gjatë dëshmisë së tij përpara policisë Marian Levanti pranoi sot krimin. Para hetuesve, ai tregoi se plagosjen e kishte planifikuar. Sipas tij, ish vjehrra dhe ish vjehrri ishin shkaktarë të ndarjes së tij nga bashkëshortja, Elena Kocaqi, një historiane e njohur.

“U futa fshehur në banesën e ish-vjehrrit, u fsheha poshtë krevatit dhe prita deri sa të vinin në shtëpi. U hakmora pasi ata ishin shkaktarë që më prishën familjen e më ndanë nga gruaja. Kemi debatuar dhe herë të tjera dhe ata nuk më lejonin të takohesha me Elenën”.

Levanti më tej pohon se ndjehet i penduar për krimin e kryer dhe se ka kërkuar të dënohet. “Ndjehem i penduar dhe më dënoni për çfarë kam bërë”, mbyll dëshminë e tij para policisë Levanmti.

Zjarr Tv Ad