Dalin shifrat e para, u shkatërruan plotësisht 50 banesa, 34 shkolla e 13 universitete publike të dëmtuar

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së të shtunës me magnitudë 5.8.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Çako zbuloi të dhënat e raportit të fundit operativ, që ka mbërritur në institucionin e Emergjencave Civile, duke thënë se janë 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht.

“Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete.

Të gjitha këto janë duke u monitoruar dhe vlerësuar situatën drejtpërdrejt. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialeve të ndryshme. Nuk duket të ketë dëme në strukturë të godinave në përgjithësi, por edhe të Gjeologji-Minierave, nga të dhënat e deri tanishme.

Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar. Banorët janë sistemuar, është çuar një numër i konsiderueshëm çadrash për ata që nuk kanë dashur të largohen nga banesat e tyre”, tha Çako.

Zjarr Tv Ad