Dalin videot skandaloze të gjyqtares Enkeleda Kapedani…

0
488
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera video të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, kanë qarkulluar gjatë ditës së djeshme në rrjet. Pamjet janë të shkëputura nga rrjeti social Tik-Tok, ndërsa gjyqtarja në pjesën më të madhe të tyre, shfaqet në makinë duke kënduar dhe performuar nën tingujt e muzikës.

Ajo që bie në sy ndër të tjera në pamjet e publikuara, është muzika e përzgjedhur, ku kryesisht janë këngë hip- hop.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Kujtojmë se në videot e publikuara një ditë më parë, gjyqtarja shfaqej duke sfiluar në ambientet e gjykatës.Vetë gjyqtarja tha se videot janë marrw nga telefoni i saj dhe se ajo nuk posedon një rrjtet social Tik –Tok.

Ajo gjithshtu në një moment ngre dhe gishtin e mesit, ndërsa kësaj here është treguar “korrekte” dhe e ka vendosur rripin e sigurimit.

Zjarr Tv Ad