Fatbardh Kadilli ka shpallur sërish kandidaturën për kryetar të PD, ai është shprehur se në këtë garë ka se çfarë t’i ofrojë Partisë Demokratike.
Fatbardh Kadilli: Unë nuk kam rivendosur dje unë e kam shpallur gjithmonë. Në rastin e parë që do të jetë një garë e PD unë do jem në garë sepse mendoj se kam çfarë t’i ofrojë PD. Gara e fundit që u bë nuk ishte e barabartë, megjithatë unë paraqita manifestin politik për ngritjen e PD. Manifesti politik u bë një ngjarje moderne dhe shumë avancuese për PD dhe kjo provohet nga një fakt shumë i thjesht.
Kadilli thotë se disa prej tezave që artikulon Berisha në ‘Foltore’ janë ide të Kadillit, që i paraqiti kur u zhvilluan zgjedhjet brenda PD për kreun e kësaj force politike. Po ashtu ai thotë edhe Basha ka ‘vjedhur’ sfidat politike të manifestit të tij politik.
Fatbardh Kadilli: Tezat që artikulon Berisha janë pjesë e manifestit politik që kam paraqitur unë. Sfidat politike që artikulon manifesti politik të paraqitura prej meje janë marrë nga Basha dhe janë kthyer në sfida parlamentare. Unë e di se çfarë mund të ju ofrojë demokratëve në një garë. Unë nuk i shmangem asnjë gare.
Më tej Kadilli tregon se cili është ndryshimi i tij nga Basha. Fatbardh Kadilli: Dallimi im me Bashën është se unë nuk e pranojë kurrë vakumin politik. Nëse kundërshtari ka mjete më shumë se ti edhe nëse i ka të pamerituara i ka. Njerëzit betejën e kanë me vota por edhe me ide. Idetë e mia sot janë pjesë e ‘Foltores’ së Berishës dhe aksioneve të Bashës. Në këtë jam krenarë përballë të dyve.