Damian Gjiknuri e pranon: Përçarja e opozitës na favorizon në zgjehdjet e 6 Marsit, Shkodra më e vështira

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, e ka pranuar se përçarja e opozitës e favorizon PS-në në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Ai u shpreh në një intervistë për Tv Klan se gara më e vështirë është për Bahskinë e Shkodrës, por edhe atë do përpiqen ta fitojnë.

“Garimi me kandidatët e tyre do të sjellë çarje vote dhe natyrshëm kjo krijon avantazhe elektorale për PS, s’mund ta mohoj këtë. Por gjithsesi Shkodra është nga garat më të vështira, është një garë që ia vlen të fitohet se ka shumë vite që fitohet vetëm nga demokratët”, tha Gjiknuri.

Përsa i përket Bashkisë së Lushnjes, ku ende PS nuk ka nxjerrë një kandidat, Gjiknuri tha se arrestimi i Fatos Tushes e ka vështirësuar situatën në gjirin e PS në këtë bashki.

“Natyrshëm situata aty mbase s’ka qenë dhe aq e favorshme për shkak të edhe situatave penale që janë krijuar, megjithatë duhet parë dhe ana tjetër e medaljes që është konsultimi më i gjerë për të dalë me një kandidaturë më të mirë”, tha ai.

Në këto zgjehdje, Gjiknuri sheh edhe Presidnetin Meta si aktor, për të cilin thotë se ëhstë rikthyer shumë aktiv, ashtu si para 25 Prillit.

“Frymëzimet poetike të Presidentit, sipas garës së radhës nuk dua t’i komentoj se nuk di nga se frymëzohet ai. Unë di që ai nuk e bëri rolin e Presidentit dhe për këtë do mbahet mend në histori. Ka qenë aktor i mirëfilltë politik, pjesëmarrës në çdo palë zgjedhje. Me ç’duket po përgatitet tranzicioni i tij politik. Për ne nuk është ndonjë ngjarje e paparashikuar”, shtoi Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad