Damian Gjiknuri flet për Bypassin e Vlorës: Punë shumë e gjatë, ndihem krenar, zhbllokuam ngërçin dhe hapëm kantierin…

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i PS Damian Gjiknuri, shkruan për inagurimin e Bypassit të Vlorës. Ai thotë se edhe vetë ndihet krenar, pasi është finalizuar një punë e gjatë, ngërçin e së cilës e kanë zhbllokuar në vitin 2017 dhe kanë rinisur punimet.

“Hapja e Bypassit të Vlorës është një premtim i mbajtur dhe lajm shumë i mirë për turizmin në vijën bregdetare të jugut. Finalizim i një pune shumë të gjatë, për të cilën ndjehem modestësisht krenar, pasi në 2017/2018 zhbllokuam ngërçin e trashëguar, bëmë nga e para garën, shpallëm fituesin dhe lidhëm kontratën duke mundësuar rifillimin e punës në kantier”, shkruan Gjiknuri.

Më tej, ai shkruan se Bypassi, do të çlirojë trafikun e mjeteve që vizitojnë perlat turistike të Jonit.

“Punë e cila vazhdoi me intensitet më pas për t’u kurorëzuar tashmë me hapjen e bajpasit në kushtet e kantierit, me synim çlirimin e trafikut të mjeteve që vizitojnë perlat turistike të Jonit. Bajpasi gjithashtu i jep frymëmarrje edhe qarkullimit të mjeteve brenda qytetit të Vlorës gjatë sezonit turistik. Respektoni sinjalistikën rrugore të kantierit dhe pushime të mbara”.

Zjarr Tv Ad