Damian Gjiknuri hap Kongresin e PS: Im atë me disa intelektualë skicuan idetë 31 vite më parë! Ja pse sot dalim më të fortë, teksa kundërshtarët shkërmoqen

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka hapur Kongresin e Partisë Socialiste, në pjesën e dytë të saj që po mbahet në Pallatin e Kongresve.

Gjiknuri e nisi fjalën e tij duke kujtuar rolin e rëndësishëm, që i ati i tij ka patur në këtë forcë politike.

Teksa kundërshtarët shkërmoqen”, Gjiknuri tha se Partia Socialiste del më e fortë nga debatet e saj të brëndshme, kjo pasi vlerëson debatin duke zgjedhur “lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron”.

Gjiknuri e vuri theksin te hapja e Partisë Socialiste që më shumë të rinj t’i bashkohen kësaj force politike.

Pjesë nga fjala e Gjiknurit në Kongresin e PS:

Teksa jam në këtë sallë, më kujtohet 31 vjet më parë, kur një grup intelektualësh skicuan disa ide demokrate, një nga ata qëlloi të ishte dhe im atë. Duke nxitur në mendjen time 18-vjeçare dilemën, po ç’i duhet këtij profesori të shkencave t’i bashkohet kësaj lëvizje. Por pikërisht falë këtyre intelektualëve, PS është edhe sot forca politike më vitale në vend. Gjithmonë duke guxuar në përballjen e sfidave të së ardhmes, në drejtimin e PS, e ardhmja është më e sigurtë.

A kemi pasur gabime dhe dyshime? Po, por ne e dimë mirë se dështimin nuk është fatal, ajo që ka rëndësi është vullneti dhe kurajo për të vazhduar përpara përballë vështirësive. Shumë syrresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, ngrenë pyetjen, si ka mundësi PS pavarësisht debateve ka dalë më e fortë?

Është shumë e thjeshtë cinikë dhe kritikë, mjafton të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, të jesh i përulur. Të nxjerrësh në pah vlerat, kjo është ADN-ja e PS-së. Të ishte socialist katër dekada më parë ishte e vështirë. Vullnetarë dje, patronazhistë sot, nga i riu që synon të anëtarësohet për herë të parë te kryetari. Historia e PS është historia moderne e Shqipërisë. Ditëm të jemi opozitë konstruktive që qorton, harmonizuam përvojën e të vjetërve me të rinjve, vumë senatorët dhe fressh-istët. Ne kemi nevojë të vetme Shqipërinë dhe Shqipëria ka nevojë për një politikë njerëzore.

Luftuam betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u kthyer në burim besimi, sigurie, garancie. Trinomi aspak i shentjë që nisi me pandeminë, tërmetin dhe luftën po trondit tërë botën. Këto sprova t’i përballojmë siç dinë t’i përballojnë socialistët. Të shmangin kurthin e partisë-shtet. Ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi më të hapur që kërkon të japë kontribut.

Ju përmenda pak më parë tim atë, por sot dua të përmend një atë të të gjithë socialistëve, Dritëro Agollin i cili thoshte “Kush rreh gjoksin vret zemrën”

Zjarr Tv Ad