Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, u është përgjigjur akuzave kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabakut, e cila tha se Gjiknuri ka firmosur kontratat, me anë të së cilave pronarët e inceneratorëve merrnin para’ nga buxheti i shtetit.
Postimi i Damian Gjiknurit:
Keqardhje për deklarimet tashmë të përsëritura dhe krejt spekulative të zonjës Tabaku. Duket se “lëkundjet tektonike” brenda PD-së midis grupeve “grata” dhe “non grata” e kanë bërë dhe Tabakun të humbasë lidhjen me realitetin. Fillimisht gënjeu publikisht kur tha se kisha firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës. E konsiderova një lajthitje në kushtet e mungesës së informacionit dhe nuk replikova me zonjën në kohën kur lëshoi një sajesë të tillë.
Kontratat janë publike dhe çdokush mund ta shohë që nuk është firmosur asnjëra prej meje. Sot, Tabaku vijoi me të tjera shashka teksa deklaroi se paskam firmosur koncesion të posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet.
Në përfundim të periudhës 7-vjeçare të koncesionit, kompania bashkë me të drejtën e fituar nga autorizimi i dhënë nga Ministria e Energjisë për prodhim energjie i kalon shtetit shqiptar. Ka ndodhur tashmë fiks kështu. Me kënaqësi do jem javën e ardhshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për të ja shpjeguar më tej zonjës Tabaku diferencën midis gënjeshtrës dhe të vërtetës!