Damian Gjiknuri mesazh Ramës: Kam dëshirë të jem në Vlorë…

0
747
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Damian Gjiknuri, ishte i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, ku u shpreh i bindur që PS-ja, do të fitojë mandatin e tretë qeverisës. “PS e ruan rezultatin që ka pasur në 2017. Është fituese” është shprehur Gjiknuri.

Por kush do ta udhëheqë listën e Vlorës, Rama apo Gjiknuri? “Rama udhëheq listën e të gjithë Shqipërisë. Shpresoj që të jetë në Vlorë. Unë jam si drejtues politik i të gjithë atij procesi. Listën e di kryeministri, më leverdis, do të kisha qejf të isha në Vlorë” ka thënë ai. Por cili është objektivi i PS-së në këtë qark në zgjedhjet e 25 prillit?

Minimalisht tetën qe e kemi në 2017, rezultati më i thellë, por do të bëjmë të pamundurën të shkojmë më shumë”, ka deklaruar ai, edhe pse e di që nuk janë më të mirët në mënyrë absolute. “Nuk ka të mirë absolute, por të mirë të mundshme”.

Zjarr Tv Ad