Damian Gjiknuri padit Orjola Pampurin për shpifje: Çmontimi dje i shpifjeve në Komision, detyroi Lulin të nxjerrë sot folësen e radhës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, do të padisë për shpifje deputeten demokrate Orjola Pampuri. Në një reagim në Facebook, deputeti Gjiknuri thotë se seanca e djeshme në Komisionin hetimor çmontoi akuzat dhe shpifjet e fabrikuara nga PD.

“Shpifja prej kohësh është një institucion në PD. Kjo nuk përbën çudi! Çudi është fakti se si institucioni me logo të reja, e avaze të vjetra, nuk heq dorë nga shpifja. Me sa duket, çmontimi dje në Komisionin Hetimor i shpifjeve të fabrikuara nga SHQUP-i, bëri që Luli të nxjerrë sot folësen e radhës për të fabrikuar gënjeshtra. Nga 15 udhëtime që thoshte Gazi i Lulit në tetor, sot dëgjuam nga suflerja e Lulit se qenkan 6. E vërteta nuk mund të fshihet, as nga Lulzim Basha dhe as nga gaztorët e oborrit të tij, që mundohen të shmangin me gënjeshtra dhe shpifje tipike humbësish që dinë veçse “ta bëjmë ditën natë”.

E vërteta është krejt ndryshe dhe këto provohen lehtësisht. Siç e sqarova edhe dje në Komision, udhëtimet e pretenduara në vitet 2014 – 2018 janë vizita pune zyrtare dhe në përputhje me praktikën, e cila gjendet lehtësisht në institucionin që drejtoja. Ndërsa datat e dy udhëtimeve të mia më 2019 janë pa asnjë lidhje me personat në fjalë, pasi janë udhëtime familjare. Transporti që kam zgjedhur është publik dhe me linja komerciale, duke bërë që çdo lidhje rastësore është thjesht ushqim për shpifjen”, thekson Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad