Damian Gjiknuri: Partia Socialiste gati për të shkuar në Zgjedhje vendore, presim Presidentin për datën

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, se socialistët janë gati për të hyrë në zgjedhjet vendore në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Ai tha se Gjykata Kushtetuese, nuk duhet ta vonojë më vendimin pas publikimit të opinionit të Venecias, duke theksuar se presin që 45 ditë nga ky vendim, Presidenti të shpallë ditën e Zgjedhjeve.

“Një fokus i përditshëm me strukturat re partisë. Një organizim siç e kërkon koha me aspektet digjitale për të pasur organizim më të mirë. Ne gati jemi për zgjedhje të pjesshme vendore në presidenti do i dekretojë ato. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin. Brenda 45 ditësh nga vendimi presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. PS ka qenë partia që fitoi zgjedhjet”, tha Gjiknuri.

Ai deklaroi se PS është gati të ulet të tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por shtoi se është herë për të folur për propozime konkrete.

“Partia është fokusi kryesor dhe ajo që konkurron në zgjedhje. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision që ka qenë bipartizan dhe besoj se shumë shpejt do vendoset ngritja e tij. Për çështje që ka traditë parlamentare PS dhe PD duhet të jenë pjesë në komision. Është shpejt për të folur për ndryshimet. Ne e bëmë me PD kur ata nuk ishin pjesë e parlamentit jo më tani që janë në parlament dhe procesi është normal”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad